ERRU mbledh Rregullatorët Ekonomikë në Ballkanin Perëndimor, firmosin Memorandum Bashkëpunimi

Katër Rregullatorë Ekonomikë të sektorit të ujërave në Ballkanin Perëndimor nënshkruan  në 18 maj Memorandumin e parë të Bashkëpunimit, përmes të cilit adresohen sfidat e përbashkëta në fushën e ujësjellës kanalizimeve, avancimin në përafrimin e legjislacionit të BE-së për ujërat dhe vendosjen e themeleve për një program bashkëpunimi rajonal. Në një ceremoni të organizuar nga […]

ERRU në UK Vau i Dejës për saktësinë e të dhënave

Besueshmëria dhe saktësia e të dhënave tekniko-ekonomike që raportojnë shoqëritë UK është ende një sfidë për Entin Rregullator të Ujit(ERRU), pasi jo rrallë konstatohet që ato nuk përputhen me ato reale, gjë e cila mund të çojë drejt konkluzioneve të gabuara gjatë analizës dhe vlerësimit të performancës që u bëhet shoqërive. Një prej tyre është […]

Kryetari i ERRU në Asamblenë e 24 të WAREG

Shoqata Europiane e Rregullatorëve të Ujit (WAREG) zhvilloi javën e kaluar punimet e Asamblesë e Përgjithshme, në të cilën morën pjesë kryetari i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) njëherësh zv.president i WAREG, z.Ndriçim Shani si dhe komisionerja znj.Fatime Imeraj. Seminari dy ditor nisi me mbledhjen e Bordit e më pas atë të Asamblesë së Përgjithshme […]

Plotësimi i Formularit të Databazës, ERRU në UK Maliq

Ashtu si vitet e kaluara, edhe përgjatë 2022, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) i kushton vëmendje monitorimit dhe vlerësimit të performancës së operatorëve të shërbimit UK, veçanërisht saktësisë së të dhënave që ato raportojnë. Për t’u siguruar për këtë të fundit, një grup pune nga ERRU ka ndërmarrë vizita në disa prej tyre. UK Ersekë […]

Enti Rregullator i Ujit vizitë monitorimi në UK Tropojë

Ndërrimi i pothuajse gjithë stafit të Ujësjellës Kanalizime Tropojë ka bërë që Enti Rregullator i Ujit (ERRU) të udhëtojë deri atje për të asistuar stafin e ri në plotësimin e Formularit të Databazës si dhe për të verifikuar të dhënat e raportuara nga shoqëria deri më tani. Një grup pune nga sektorët tekniko-ekonomik në ERRU […]

Verifikimi i të dhënave, ERRU inspektim në UK Kukës

UK Kukës ishte shoqëria e radhës për t’u inspektuar nga grupi i punës së Entit Rregullator të Ujit (ERRU), i cili është thuajse çdo ditë në terren në ndihmë të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve që kanë hasur vështirësi dhe paqartësi në plotësimin e formularit të data bazës me të dhënat e kërkuara, si dhe për të […]