Kryetari i ERRU në Asamblenë e 24 të WAREG

Shoqata Europiane e Rregullatorëve të Ujit (WAREG) zhvilloi javën e kaluar punimet e Asamblesë e Përgjithshme, në të cilën morën pjesë kryetari i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) njëherësh zv.president i WAREG, z.Ndriçim Shani si dhe komisionerja znj.Fatime Imeraj. Seminari dy ditor nisi me mbledhjen e Bordit e më pas atë të Asamblesë së Përgjithshme ku u diskutua tema e Treguesve Kryesorë të Performancës, bazuar në pyetësorin përkatës nga 33 vendet anëtare të WAREG. Gjithashtu, u analizua realizimi i buxhetit financiar për vitin e kaluar dhe përditësimi i parashikimeve për vitin 2022. Veç të tjerash, në seminar u diskutua plani i aktiviteteve të shoqatës që do të ndërmerren këtë vit. Kjo është e 24 mbledhje e Asamblesë, por e para e zhvilluar në një format hibrid, midis prezencës fizike në Azora të Portugalisë dhe asaj online.