Vizitë monitorimi në UK Përmet, UK Memaliaj e UK Këlcyrë

Në vijim të rolit të tij monitorues, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) e mbyll javën në terren, me inspektime në tre shoqëri: UK Përmet, UK Memaliaj e UK Këlcyrë.Grupi i Punës së ERRU-së, në takimet me drejtues dhe stafin manaxhues të shoqërive të ujësjellësve u njoh nga afër me situatën dhe ofroi asistencë në plotësimin korrekt të formularit të databazës me të dhënat e sakta që janë të domosdoshme për një analizë të plotë e të besueshme të performancës së shoqërive.Në programin e punës për vitin 2022, ERRU i ka dhënë rëndësi të veçantë të dhënave që raportojnë shoqëritë UK, pasi shpesh ato mund të influencojnë në arritjen e konkluzione të gabuara gjatë analizës së performancës që bëhet çdo vit. Në këtë kuadër, ERRU ka piketuar disa shoqëri UK për t’u inspektuar e ndihmuar në plotësimin korrekt të të dhënave.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *