Në bazë të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit te ujërave të ndotura”, i ndryshuar, Enti Rregullator i Ujit raporton çdo vit në Kuvendin e Shqipërisë mbi veprimtarinë një vjeçare të institucionit, si dhe gjendjen e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime. Më poshtë do të gjeni Rezolutat e Kuvendit për miratimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit në vite.