Me një punë dhe eksperiencë disa vjeçare në sektorin ujësjellës-kanalizime në Shqipëri Enti Rregullator i Ujit ka një bashkëpunim të suksesshëm me një numër të madh partnerësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Bashkëpunimi i ngushtë dhe shkëmbimi vazhdon me një sërë institucionesh dhe aktorësh si brenda sektorit ashtu edhe në fusha të tjera të që lidhen me shërbimet ujësjellës-kanalizime:
Bashkëpunëtorët Kombëtarë
Bashkëpunëtorët Ndërkombëtarë
- Enti Rregullator i Portugalisë (Entidade Reguladora dos Serviços de Águas e Resíduos), Portugali
- Komisioni Kombëtar i çmimeve dhe Energjisë (Valstybinė Kainų ir Energetikos Kontrolės Komisija), Lituani
- Komisioni Shtetëror Rregullator i Ujit dhe Energjisë (ДЪРЖАВНА КОМИСИЯ ЗА ЕНЕРГИЙНО И ВОДНО РЕГУЛИРАНЕ), Bullgari
- Komisioni për Industrinë e Ujit në Skoci (Water Industry Commission for Scotland)
- Autoriteti Rregullator për Energjinë, Gazin dhe Ujin (Autorità per l’energia elettrica il gas ed il sistema idrico) Itali
- Autoriteti Hungarez për Energjinë dhe Shëbimet e Ujit (Magyar Energetikai és Közmű-szabályozási Hivatal), Hungari
Bashkëpunëtorët Rajonalë
- Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), Republika e Kosovës
- Shoqata e ujësjellësve dhe kanalizimit të Kosovës (SHUKOS), Kosovë
Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriu (PKE), Republika e Maqedonisë së Veriut
Agjencia për Energjinë dhe Ujin në Malin e Zi (REGAGEN), Mali i Zi
Mbështetja nga donatorë të huaj
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. Programi për Reformën në Sektorin e Ujit në Shqipëri; Forcimi i Rregullatorit në Sektorin e Ujit (mbështetje për zhvillimin e kapaciteteve 2009-2015)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD). Programi i Përbashkët i Kombeve të Bashkuara për Qeverisjen Ekonomike, Reformën Rregullatore dhe Zhvillimin pro të Varfërve (mbështetje për aktivitete për mbrojtjen e klientit)
- USAID
- Banka Botërore
- OECD
- NARUC
- Programi i Danubit për Ujin
Anëtarësime
- Që nga viti 2009, jemi anëtarë të International Water Association (Shoqata Ndërkombëtare e Ujit) IWA
- Që nga viti 2014, jemi anëtarë të Rrjetit Europian te Rregullatoreve të Ujit (WAREG)