Në bazë të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, i ndryshuar, ERRU ka të drejtë të nxjerrë rregullore dhe udhëzues për të ushtruar funksionet dhe kompetencat e tij. Rregulloret më të rëndësishme të nxjerra nga ERRU janë Rregullorja e Licensimit, Metodologjia e Vendosjes së Tarifave dhe Kontrata Tip, Kodi i Integritetit të cilat mund të gjenden në linqet e mëposhtme si dhe Rregullorja e Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Ujit:
- Rregullore e Liçensimit ” Për Proçedurat e Dhënies dhe Rinovimit të Liçencave Profesionale për Subjektet Juridike e Fizike që ushtrojnë Veprimtari në Sektorin e Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, miratuar me vendim të KKRR Nr. 29, datë 08.12.2009, e ndryshuar.
- Kushtet e Licencës miratuar me vendimin Nr. 50, datë 30.12.2013 të KKRR
- Bilanci i ujit, miratuar me vendimin Nr. 46, datë 27.12.2013
- Kontratën e Shërbimeve Ujësjellës Kanalizime, miratuar me vendim të KKRR Nr. 25, datë 08.07.2015
- Kodi i Integritetit të Entit Rregullator të Ujit miratuar nga Komisioni Kombëtar Rregullator me vendim Nr. 18 datë 04.07.2012
- Vendim i KKRR Nr. 39, datë 09.12.2015, “Për miratimin e politikës tarifore për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”
- Rregullore e inspektimit dhe monitorimit të veprimtarisë së ofruesve të shërbimit në sektorin ujësjellës kanalizime (UK) miratuar me vendim të KKRR Nr. 58 datë 29.12.2017
- Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e seancës dëgjimore me publikun në procesin e miratimit të tarifave, datë 14.04.2020
- Rregullore mbi procedurën e ankimit në komisionin kombëtar rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura, për një të licencuar, datë 19.04.2019
- Rregullore për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike në ERRU
- Vendim i KKRR nr. 539, datë 30/12/2021 “Për miratimin e Metodologjisë dhe Procedurës për Miratimin e Tarifave të Shërbimeve Ujësjellës Kanalizime”
- Rregullore e Arkivit – Rregullore për dokumentet zyrtare, administrimin e dokumentacionit, rregullat e arkivimit, korrespondenca dhe format e komunikimit zyrtar brenda dhe jashtë Entit Rregullator të Ujit.
- Rregullore për rekrutimin, vlerësimin dhe ndërprerjen e marrëdhënieve të punës në Entin Rregullator të Ujit.