Çdo konsumator mund të paraqesë një ankesë pranë Strukturës për Zgjidhjen Alternative të Mosmarrëveshjeve (SZAM), tek Enti Rregullator i Ujit, nësë është i mendimit që operatori UK nuk përmbush detyrimet ligjore ose/dhe kontraktuale.

Rregullore për procedurat e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes midis konsumatorit dhe operatorit ujësjellës kanalizime nga struktura zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes përcakton procedurën dhe mekanizmat për funksionimin e strukturës përgjegjëse për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve (ZAM) sipas përcaktimeve të ligjit Nr.9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” i ndryshuar dhe VKM Nr. 1089, datë 24.12.2020.