Verifikimi i të dhënave, ERRU inspektim në UK Kukës

UK Kukës ishte shoqëria e radhës për t’u inspektuar nga grupi i punës së Entit Rregullator të Ujit (ERRU), i cili është thuajse çdo ditë në terren në ndihmë të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve që kanë hasur vështirësi dhe paqartësi në plotësimin e formularit të data bazës me të dhënat e kërkuara, si dhe për të sqaruar disa detaje të aplikimit që kjo shoqëri ka paraqitur së fundmi pranë ERRU-së. Ekipi i ERRU zhvilloi një takim me drejtuesin dhe stafin tekniko-ekonomik të UK Kukës duke iu dhënë asistencën e nevojshme për plotësimin e të dhënave të sakta, me qëllim që më pas të bëhet një vlerësim korrekt i perfomancës së saj. Në takimin që zgjati disa orë, u trajtuan e sqaruan mjaft elemente të propozimit të shoqërisë për tarifa të reja të shërbimeve ujësjellës-kanalizimeve për konsumatorët.Prej javësh, ERRU ka ndërmarrë një tur monitorimesh, i cili do të vijojë në qytete të tjera ku janë vënë re pasaktësi në raportim, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së shoqërive të licencuara.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *