Verifikimi i të dhënave, ERRU inspektim në UK Kukës

UK Kukës ishte shoqëria e radhës për t’u inspektuar nga grupi i punës së Entit Rregullator të Ujit (ERRU), i cili është thuajse çdo ditë në terren në ndihmë të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve që kanë hasur vështirësi dhe paqartësi në plotësimin e formularit të data bazës me të dhënat e kërkuara, si dhe për të […]

ERRU vizitë dy ditore në UK Libohovë e Finiq

Vijon puna në terren e Entit Rregullator i Ujit (ERRU) për monitorimin e shoqërive të ujësjellësve me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe saktësisë së të dhënave të raportuara pranë saj. Një ekip pune i kryesuar nga komisioneret, znj.Fatime Imeraj dhe znj.Silvana Simaku përfunduan sot vizitën 2-ditore në shoqëritë UK Libohovë e UK Finiq. Takimet me […]

Inspektim në UK Peqin e UK Divjakë

Në programin e punës për vitin 2022, ERRU i ka dhënë rëndësi të veçantë problemit të saktësisë së të dhënave që raportojnë shoqëritë UK pranë ERRU-së, pasi mbi bazën e tyre do të hartohet Raporti i Performancës së Sektorit UK që jep një pasqyrë reale të gjendjes së tij. Duke patur parasysh që mjaft shoqëri […]

“22 mars, Dita Botërore e Ujit”

22 mars – Dita Botërore e Ujit, me fokus tek ujërat nëntokësorë. Me ndryshimet klimatike, situata me ujërat nëntokësorë bëhet gjithnjë e më kritike. Ne duhet të punojmë së bashku për të menaxhuar këtë burim të çmuar. Ujërat nëntokësorë mund të jenë të padukshëm, por ndikimi i tij është i dukshëm kudo!

Projekti për “Ekonominë blu”, ERRU takim me përfaqësues të Bankës Botërore

Banka Botërore parashikon së afërmi të financojë projektin “Për zhvillimin e Ekonomisë Blu në Shqipëri”. Në këtë kuadër, sot në ambientet ERRU-së u zhvillua një takim midis një ekipi pune nga Banka Botërore dhe kryetarit të këtij institucioni, Z.Ndriçim Shani. Dy palët diskutuan në lidhje me implikimet e infrastrukturës së shtuar sanitare që parashikon ky […]

ERRU prezanton Raportin Vjetor 2021 në Komisionin Për Veprintarinë Prodhuese

Në përmbushje të detyrimit që e ngarkon ligji, si dhe rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë, Enti Rregullator i Ujit prezantoi në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin veprimtarinë e institucionit dhe perfomancën e sektorit të ujësjellës kanalizimeve për vitin 2021.Në dëgjesën që zgjati rreth dy orë, kryetari i ERRU, Z.Ndriçim Shani parashtroi […]