Projekti për “Ekonominë blu”, ERRU takim me përfaqësues të Bankës Botërore

Banka Botërore parashikon së afërmi të financojë projektin “Për zhvillimin e Ekonomisë Blu në Shqipëri”. Në këtë kuadër, sot në ambientet ERRU-së u zhvillua një takim midis një ekipi pune nga Banka Botërore dhe kryetarit të këtij institucioni, Z.Ndriçim Shani. Dy palët diskutuan në lidhje me implikimet e infrastrukturës së shtuar sanitare që parashikon ky projekt në rregullimin ekonomik të shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve në mbrojtje të lumit Vjosa nga impaktet e ujërave të ndotura që derdhen në këtë lumë nga 7 bashki. Konkretisht në Tepelenë, Gjirokastër, Përmet, Këlcyrë, Libohovë, Memaliaj dhe Leskovik. Koncepti i ri i ekonomisë blu është një risi dhe mundësi për vendin, e cila krijon një model të integruar që promovon rritje ekonomike dhe njëkohësisht mbron e ruan ekosistemet nga ujërat e ndotura që prodhohen nga aktiviteti ekonomik e urban dhe që derdhen përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *