ERRU në Fushë-Arrëz për verifikimin e të dhënave të raportuara

Një grup pune tekniko-ekonomik nga ERRU udhëtoi sot në Fushë Arrëz për të bërë një verifikim dhe ballafaqim real të të dhënave që ka raportuar shoqëria e ujësjellës kanalizimeve pranë ERRU-së. Në përfundim, UK Fushë Arrëz mori asistencën që i nevojitej për një plotësim të sakte të Formularit të Databazës, si dokumenti kyç për një vlerësim korrekt të performancës së shoqërisë. Si një nga drejtimet kryesore të punës së ERRU për 2022, monitorimi i shoqërive UK është kthyer tashmë në një praktikë të zakonshme për verifikimin dhe rritjen e performancës financiare dhe të cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *