Çdo 22 mars shënjon Ditën Botërore të Ujit ku kërkohet intensifikimi i aksioneve dhe kontributeve nga secili prej nesh, çdo institucion a konsumator, për përballimin dhe zgjidhjen e krizës aktuale e të pritshme në fushën e ujit. Për këtë qëllim është lançuar fushata #bethechange ku secili kërkohet të bëjë pjesën që i takon për të […]
Në kuadër të detyrimit ligjor si dhe rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit për t’u realizuar gjatë vitit 2022, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) raportoi në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mbi aktivitetin dhe performancën e sektorit të ujit në Shqipëri gjatë vitit që shkoi. ERRU u përfaqësua në seancë dëgjimore nga kryetari Z.Ndriçim […]
Mbi 50 përfaqësues të lartë të rregullatorëve evropianë të ujit, përfshirë Shqipërinë, u mblodhën në Lisbonë përgjatë datave 7-8 mars në Asamblenë e 27-të të Shoqatës Europiane të Rregullatorëve të Ujit (WAREG). Si anëtare me të drejta të plota, ERRU, e përfaqësuar nga kryetari, Z.Ndriçim Shani dhe komisioneri Z.Namik Simixhiu bashkë me anëtarët e tjerë […]
Grupi Ndërinstitucional i Punës për Integrimin Evropian (GNPIE) ku bëjnë pjesë edhe përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit zhvilluan sot në Bruksel takimin bilateral mbi kapitullin 28 “Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik”. Delegacioni i ERRU, i përbërë nga Fatime Imeraj, Sekretar i Përgjithshëm dhe Fjola Beqiri, specialiste për Mbrojtjen e Konsumatorit prezantuan veprimtarinë e […]
Enti Rregullator i Ujit u bë pjesë e workshopit me ekspertë, donatorë e përfaqësues nga institucionet qeveritare, të mbledhur dje nga Banka Botërore për hartimin e plan veprimeve konkrete për ta bërë ujin e Shqipërisë të sigurt. Ky seminar është i dyti pas atij të zhvilluar në dhjetor 2022, i cili identifikoi sfidat, rrisqet dhe […]
Një tjetër institucion rregullator evropian për ujin i shtohet listës së bashkëpunëtorëve të Entit Rregullator të Ujit (ERRU).Në 24 nëntor, kryetari i ERRU, z. Ndriçim Shani nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Znj. Szilvia Szaloki, Zv. Presidente e Rregullatorit Hungarez për Shërbimet e Ujit, Kanalizimeve dhe Energjinë (MEKH).Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i një infrastrukture […]
Ka startuar punimet Kongresi Botëror i Ujit, i organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Ujit (IWA) në kryeqytetin e Danimarkes, Copenhagen, i cili do të shoqërohet në të gjitha ditët nga një ekspozitë e dedikuar inovacioneve në fushën e ujit. Ditën e sotme u organizua një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të rregullatorëve ekonomikë të ujit […]
Enti Rregullator i Ujit iu bashkua Konferencës dhe Ekspozitës së Përbashkët Ballkanike organizuar nga Shoqatat e Ujësjellës Kanalizime në Shqipëri e Kosovë, Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë në ditën e dytë të saj. Kryetari i ERRU, Z.Ndriçim Shani moderoi seksionin e tretë teknik të fokusuar në sfidat rregullatore, duke […]
Pas vendimit për hapjen e negociatave, Komisioni Evropian zhvilloi sot takimin e radhës shpjegues, atë për kapitullin 28 “Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit”, në të cilin mori pjesë Enti Rregullator i Ujit (ERRU), i përfaqësuar nga Drejtori i Drejtorisë Juridike dhe Konsumatorit, Z.Taulant Kullolli.Takimi u hap nga Përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme […]
Shoqata Evropiane e Rregullatorëve të Ujit (WAREG) ku Enti Rregullator i Ujit (ERRU) është anëtar, organizoi sot një seminar online në lidhje me veçoritë e sektorit të ujit në Shqipëri, si dhe rolin, eksperiencën dhe sfidat e ERRU-së. Prezantimi u realizua nga drejtori i Drejtorisë Tekniko-Ekonomike, Z. Sokol Kraja, i cili shpalosi disa nga problematikat […]