ERRU, pjesë e projektit të WAREG “Capacity building”

Tre rregullatorët ekonomikë të ujit në vendet e Ballkanit Perëndimor, kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian: Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi u takuan sot në Bruksel në kuadër të projektit për ngritjen e kapaciteteve të stafeve rregullatore, në mbështetje të procesit të integrimit evropian. Projekti i financuar nga Nisma e Evropës […]

Raporti Vjetor në Kuvendin e Shqipërisë, roli i ERRU në reformën e sektorit UK

Në përmbushje të detyrimit që i ngarkon ligji dhe rekomandimeve të rezolutës, kryetari i Entit Rregullator të Ujit, Z. Ndriçim Shani raportoi sot në Kuvendin e Shqipërisë veprimtarinë dhe performancën e institucionit për vitin 2022. Duke folur për zhvillimet kryesore në sektorin e ujësjellës kanalizimeve, Z. Shani veçoi reformën e agregimit të iniciuar nga qeveria […]

Raporti vjetor, seancë dëgjimore në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Në kuadër të detyrimit ligjor si dhe rekomandimeve të rezolutës së Kuvendit për t’u realizuar gjatë vitit 2022, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) raportoi në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mbi aktivitetin dhe performancën e sektorit të ujit në Shqipëri gjatë vitit që shkoi. ERRU u përfaqësua në seancë dëgjimore nga kryetari Z.Ndriçim […]

ERRU në Asamblenë e 27-të të WAREG

Mbi 50 përfaqësues të lartë të rregullatorëve evropianë të ujit, përfshirë Shqipërinë, u mblodhën në Lisbonë përgjatë datave 7-8 mars në Asamblenë e 27-të të Shoqatës Europiane të Rregullatorëve të Ujit (WAREG). Si anëtare me të drejta të plota, ERRU, e përfaqësuar nga kryetari, Z.Ndriçim Shani dhe komisioneri Z.Namik Simixhiu bashkë me anëtarët e tjerë […]

Bruksel, takim bilateral për Kapitullin 28 “Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik”

Grupi Ndërinstitucional i Punës për Integrimin Evropian (GNPIE) ku bëjnë pjesë edhe përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit zhvilluan sot në Bruksel takimin bilateral mbi kapitullin 28 “Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik”. Delegacioni i ERRU, i përbërë nga Fatime Imeraj, Sekretar i Përgjithshëm dhe Fjola Beqiri, specialiste për Mbrojtjen e Konsumatorit prezantuan veprimtarinë e […]

ERRU, marrëveshje me Rregullatorin Hungarez për Shërbimet e Ujit, Kanalizimeve dhe Energjinë

Një tjetër institucion rregullator evropian për ujin i shtohet listës së bashkëpunëtorëve të Entit Rregullator të Ujit (ERRU).Në 24 nëntor, kryetari i ERRU, z. Ndriçim Shani nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me Znj. Szilvia Szaloki, Zv. Presidente e Rregullatorit Hungarez për Shërbimet e Ujit, Kanalizimeve dhe Energjinë (MEKH).Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i një infrastrukture […]