Një tjetër grup nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) Z. Sokol Kraja, drejtor i Drejtorisë Tekniko-Ekonomike dhe Znj. Nevila Saliu, përgjegjëse pranë kësaj drejtorie morën pjesë sot në tre seanca dëgjimore me konsumatorët e qyteteve: Maliq, Pustec e Devoll, të organizuara nga Shoqëria Rajonale UK Korçë në lidhje me propozimin që pritet të dorëzojë pranë […]
Shoqëria Rajonale UK Berat zhvilloi në datat 24 dhe 25 qershor seancat dëgjimore me publikun mbi propozimin për ndryshim të nivelit tarifor në pesë bashkitë që mbulon me shërbim ujësjellës kanalizime: Skrapar, Polican, Berat, Kuçovë dhe Dimal. Enti Rregullator i Ujit, përmes përfaqësuesve: Znj. Adriana Dema, specialiste pranë Sektorit Teknik dhe Licencave dhe Znj. Etilda […]
Shoqata Evropiane e Rregullatorëve të Ujit (WAREG) zhvilloi sot në Shkup mbledhjen e 32-të të Asamblesë, të dytën për këtë vit, e cila përkon me dhjetë vjetorin e themelimit të saj. Enti Rregullator i Ujit mori pjesë me një përfaqësi të kryesuar nga Z.Ndriçim Shani, kryetar i ERRU. Punimet e asamblesë u hapën me kërkesën […]
Enti Rregullator i Ujit mori pjesë sot në tre seanca dëgjimore të zhvilluara në Shkodër, Vaun e Dejës dhe Malësinë e Madhe, të organizuara nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër mbi propozimin për nivel të ri tarifor për shërbimet UK. Në të tri seancat e zhvilluara në sallat e këshillave bashkiakë me konsumatorë, përfaqësues nga […]
Në seancën e datës 06.06.2024, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Projektrezolutën mbi Raportin Vjetor të veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2023. Kuvendi i Shqipërisë vlerëson punën e ERRU në kuadër të reformimit të sektorit UK, licencimin e shoqërive të reja rajonale, nënshkrimin e dy marrëveshjeve të bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës […]
Një përfaqësi e lartë nga Enti Rregullator i Ujit, kryesuar nga kreu i ERRU, Z. Ndriçim Shani morën pjesë në Konferencën dhe Forumin Vjetor të Ujit të Danubit që u zhvillua në Brasov të Rumanisë, në datat 28-30 maj. Gjatë punimeve të Konferencës, delegacione nga rregullatorët e vendeve që janë pjesë e Rajonit të Danubit […]
Për të pare artikullin klikoni këtu.
Enti Rregullator i Ujit ishte sot në Cërrik e Peqin, në dy dëgjesat e fundit të Shoqërisë Rajonale UK Elbasan mbi propozimin për nivel të ri tarifor për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura. Përpara dorëzimit në ERRU të propozimit për ndryshim të tarifës së shërbimit, shoqëria ka përgatitur dhe […]
Shoqëria Rajonale UK Elbasan zhvilloi sot dy seanca dëgjimore, në Librazhd dhe Elbasan, mbi prezantimin e nivelit të ri tarifor për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura, me pjesëmarrjen e Entit Rregullator të Ujit. Një përfaqësi nga Drejtoria Tekniko-Ekonomike në ERRU dëgjoi me vëmendje argumentimet e shoqërisë mbi nevojën e […]
Enti Rregullator i Ujit mori pjesë sot në dy seanca dëgjimore me konsumatorët e qyteteve Gramsh dhe Belsh (pjesë të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan) mbi prezantimin e nivelit të ri të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura. Një grup i Drejtorisë Tekniko-Ekonomike u njoh me propozimet e […]