ERRU në Glasgow, Kongresi dhe Ekspozita Botërore e Ujit IWA 2026
Nga 4 deri më 8 tetor, Glasgow u bë pikëtakimi i profesionistëve dhe aktorëve të sektorit të ujit nga e gjithë bota, në Kongresin Botëror të Ujit të IWA-së, me temën “𝐕𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐮𝐣𝐢𝐧 – 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐪𝐞𝐧𝐢𝐞𝐬”.
Në këtë forum ndërkombëtar, ERRU u përfaqësua nga Znj. Gerta Lubonja, Kryetare e ERRU dhe Znj. Fatime Imeraj, Sekretar i Përgjithshëm, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe perspektivave me aktorë e homologë të sektorit të ujit.
Në Samitin e Nivelit të lartë, “𝐔𝐣𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐭: 𝐍𝐠𝐚 𝐚𝐧𝐠𝐚𝐳𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐭𝐞 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢” kryetarja e ERRU-së mori pjesë në sesionin “𝑁𝑔𝑎 𝑎𝑛𝑔𝑎𝑧ℎ𝑖𝑚𝑖 𝑡𝑒 𝑜𝑓𝑟𝑖𝑚𝑖 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑠ℎ𝑖𝑟𝑒̈𝑠 𝑖 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑖𝑚𝑖𝑡” ku në fokus ishte një çështje që na prek të gjithëve: Si t’i kthejmë angazhimet për ujin në shërbime më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse për njerëzit.
💧 Një hapësirë për të ndarë përvoja, për të njohur praktika të reja dhe për të diskutuar se si bashkëpunimi dhe angazhimet për ujin mund të përkthehen në shërbime më të mira për njerëzit.
#ERRU #IWA2026 #WorldWaterCongress #Glasgow #WaterForPeople