ERRU në Asamblenë e 32-të të WAREG

Shoqata Evropiane e Rregullatorëve të Ujit (WAREG) zhvilloi sot në Shkup mbledhjen e 32-të të Asamblesë, të dytën për këtë vit, e cila përkon me dhjetë vjetorin e themelimit të saj. Enti Rregullator i Ujit mori pjesë me një përfaqësi të kryesuar nga Z.Ndriçim Shani, kryetar i ERRU. Punimet e asamblesë u hapën me kërkesën […]

Kuvendi i Shqipërisë miraton Rezolutën mbi vlerësimin e veprimtarisë së ERRU për 2023

Në seancën e datës 06.06.2024, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Projektrezolutën mbi Raportin Vjetor të veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2023.  Kuvendi i Shqipërisë vlerëson punën e ERRU në kuadër të reformimit të sektorit UK, licencimin e   shoqërive të reja rajonale, nënshkrimin e dy marrëveshjeve të bashkëpunimit me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës […]

ERRU në Konferencën dhe Forumin e Ujit të Danubit

Një përfaqësi e lartë nga Enti Rregullator i Ujit, kryesuar nga kreu i ERRU, Z. Ndriçim Shani morën pjesë në Konferencën dhe Forumin Vjetor të Ujit të Danubit që u zhvillua në Brasov të Rumanisë, në datat 28-30 maj. Gjatë punimeve të Konferencës, delegacione nga rregullatorët e vendeve që janë pjesë e Rajonit të Danubit […]

ERRU në seancat dëgjimore në Cërrik e Peqin

Enti Rregullator i Ujit ishte sot në Cërrik e Peqin, në dy dëgjesat e fundit të Shoqërisë Rajonale UK Elbasan mbi propozimin për nivel të ri tarifor për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura. Përpara dorëzimit në ERRU të propozimit për ndryshim të tarifës së shërbimit, shoqëria ka përgatitur dhe […]

Shoqëria Rajonale UK Elbasan dëgjesë me konsumatorët e Elbasanit dhe Librazhdit

Shoqëria Rajonale UK Elbasan zhvilloi sot dy seanca dëgjimore, në Librazhd dhe Elbasan, mbi prezantimin e nivelit të ri tarifor për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura, me pjesëmarrjen e Entit Rregullator të Ujit. Një përfaqësi nga Drejtoria Tekniko-Ekonomike në ERRU dëgjoi me vëmendje argumentimet e shoqërisë mbi nevojën e […]

Asambleja e 31-të e WAREG dhe Konferenca mbi Qëndrueshmërinë e Sektorit të Ujit

Kryetari i Entit Rregullator të Ujit, Z. Ndriçim Shani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Znj. Fatime Imeraj përfaqësuan ERRU-në në dy aktivitete të organizuara nga Shoqata Evropiane e Rregullatorëve të Ujit (WAREG), Autoriteti Rregullator i Ujit në Itali dhe Instituti Universitar Evropian në Firence, Itali. Konferenca mbi qëndrueshmërinë dhe investimet në sektorin e ujit në Evropë […]

ERRU, takim pune të përbashkët me Rregullatorin e Kosovës

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në kuadër të bashkëpunimit me Autoritetin Rregullator të Ujit të Kosovës (ARRU) zhvilloi takimin e radhës për të diskutuar qasjet e dy rregullatorëve mbi Metodologjinë e Tarifave, Monitorimin e Performancës së Shoqërive UK dhe të Trajtimit të Ankesave të Konsumatorëve. Në fjalën hapëse, kryetari i ERRU-së, Z. Ndriçim Shani dhe […]