Znj. Gerta Lubonja
Kryetare e Komisionit Kombëtar Rregullator
Znj. Lubonja, aktualisht Kryetare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri ka mbi 20 vjet përvojë në fushën inxhinierike, menaxhimin e ujërave dhe hartimin e politikave publike në këtë fushë. E diplomuar për Inxhinieri Hidroteknike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ajo ka ndjekur specializime të avancuara në Japoni, Austri dhe Turqi, duke thelluar ekspertizën e saj jo vetëm në menaxhimin e ujërave, por edhe në fusha të tjera të lidhura me infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Gjatë periudhës 2004–2014, ka qenë e angazhuar në sektorin privat, duke marrë pjesë në hartimin e një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore. Në vitin 2011 u zgjodh anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku për një mandat 4-vjeçar drejtoi Komisionin e Rregullimit të Territorit, duke kontribuar në zhvillimin urban dhe menaxhimin e qëndrueshëm dhe të integruar të kryeqytetit. Në vitet 2014–2024 ka qenë pjesë e administratës publike. Përgjatë viteve 2014-2018 ka punuar pranë Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, ku ka drejtuar fillimisht Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe më pas në cilësinë e Sekretarit Kombëtar të Ujit. Nga viti 2017 deri në 2024 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Gjatë angazhimit të saj në këto dy institucione ka luajtur një rol kyç në hartimin e legjislacionit kombëtar për ujërat, përafrimin me “Aquis” të BE, si dhe në zbatimin e konventave dhe marrëveshjeve evropiane dhe ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe Znj. Lubonja ka shërbyer si Pikë Fokale për Shqipërinë në Konventën e Ujit pranë UNECE, duke përfaqësuar vendin në takimet e palëve dhe grupet e punës, si dhe duke ndihmuar në zbatimin e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Prej vitit 2019 ajo është Kryetare e palës shqiptare në Komisionin Shqiptaro-Malazez për Menaxhimin e Ujërave me Interes të Përbashkët, duke udhëhequr bashkëpunimin ndërkufitar në këtë fushë. Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në aktivitete, takime dhe komisione ndërkufitare. Përveç kontributit të saj institucional, Znj. Lubonja është autore e një sërë publikimesh dhe kumtesash shkencore, të prezantuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ndarë kështu përvojën dhe ekspertizën e saj në menaxhimin e ujërave dhe zhvillimin e politikave të qëndrueshme.
Z. Hermon Bonati
Member of the National Regulatory Commission
Z. Bonati është emëruar Anëtar i Komisionit Rregullator të Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri, me vendimin nr.436, datë 31.7.2025 të Këshillit të Ministrave. Ai është diplomuar në vitin 1995 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në profilin Ndërtime Civile dhe Industriale dhe prej atëherë ka qenë pjesë e administratës shtetërore duke ushtruar funksione të ndryshme. Fillimisht në Ministrinë e Pushtetit Lokal e më pas në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe në Agjencinë e Prokurimit Publik. Në periudhën 2019 – 2025 ka ushtruar detyrën e drejtorit të Performancës pranë Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore duke organizuar, udhëhequr dhe mbikëqyrur punën për përpunimin dhe analizimin e të dhënave për burimet ujore dhe përdorimin e tyre, si dhe menaxhimin e risqeve që vijnë nga uji apo mungesa e tij. Z. Bonati ka qenë Pikë Fokale për disa nga projektet që kanë asistuar Agjencinë Menaxhimit të Burimeve Ujore, kryesisht në fushën e menaxhimit të riskut nga përmbytjet, si edhe ka kontribuuar si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Shqipërisë në BE, për Kapitullin 27 për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, në procesin “Screening”.
Znj. Ediola Braha
Member of the National Regulatory Commission
Znj. Braha është emëruar Anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator pranë Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri, në 16 Nëntor 2022. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2001 pranë Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, dega “Gjuhë angleze” e më tej për “Menaxhim Biznesi” në Fakultetin Administrim Biznesi, pranë Universitetit Kristal. Znj. Braha e ka nisur karrierën e saj në vitin 2001 si mësues e gjuhës angleze në shkollën e mesme të përgjithshme në Levan të Fierit, ndërsa në janar të vitit 2010 emërohet zëvendës drejtoreshë në Drejtorinë Spitalore “Përparim Tepelena” në qytetin e Tepelenës, duke marrë dy vite më vonë drejtimin e kësaj drejtorie, detyrë që do ta mbajë deri në vitin 2018. Ndërkohë, ka punuar edhe si pedagoge e jashtme në Universitetin Kristal. Ndër vite, ka kryer trajnime e kualifikime të shumta në aspektin social, menaxherial dhe politikëbërës. Përgjatë 2015-2019, Znj. Braha ka qenë këshilltare në Këshillin Bashkiak, Tepelenë, ndërsa në 2019-2021 deputete në Parlamentin e Shqipërisë.
Z. Genci Gjeci
Member of the National Regulatory Commission
Znj. Anisa Kureta
Member of the National Regulatory Commission
Znj. Anisa Kureta është emëruar Anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator pranë Entit Rregullator të Ujit, më 16 shtator 2026. Ajo është diplomuar në Administrim Biznesi dhe Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përvojë të gjatë në administratën publike, me ekspertizë në marrëdhëniet ndërkombëtare, menaxhimin institucional dhe hartimin e akteve ligjore e nënligjore. Për pesë vite, znj. Kureta ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke koordinuar veprimtarinë e kabinetit, bashkëpunimin me institucione të tjera dhe marrëdhëniet me përfaqësuesit e huaj. Më herët, ka drejtuar Drejtorinë e Kontributeve pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ndërsa në vitet 2014–2018 ka drejtuar Sektorin e Integrimit dhe Marrëveshjeve. Karrierën në këtë institucion e ka nisur në vitin 2012, si specialiste në Sektorin e Përfitimeve Afatgjata. Në vitin 2023–2024, znj. Kureta ka ofruar shërbime konsulence në kuadër të projektit COWI, në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë të fushës së burimeve ujore, duke kontribuar në hartimin e strukturës organizative të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe të akteve nënligjore për zbatimin e legjislacionit të ri. Gjithashtu, është trajnuar në fushën e auditimit të brendshëm në sektorin publik dhe është përzgjedhur Inspektore Financiare Publike.