UK Elbasan dëgjesë me publikun për nivelin e ri tarifor

Përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) morën pjesë në dëgjesën publike të zhvilluar sot nga Ujësjellës Kanalizime Elbasan me konsumatorët në lidhje me nivelin e ri tarifor që kjo shoqëri i ka propozuar ERRU-së. Pasi bënë një përshkrim të gjendjes së UK Elbasan, stafi administrativ i shoqërisë shpalosi objektivat për vitet e ardhshme duke […]

Përballueshmëria e tarifave, z.Shani në seminarin e UNECE

Kryetari i Entit Rregullator të Ujit, Z.Ndriçim Shani u bë pjesë e seminarit të organizuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) mbi aksesin e konsumatorëve në shërbimet e ujësjellës kanalizimeve. I ftuar për të referuar në sesionin e tretë të seminarit, fokusuar në praktikat e mira mbi përballueshmërinë e tarifave të […]

Monitorimet, ERRU viziton tre shoqëri UK

Pjesë shumë e rëndësishme e punës së Entit Rregullator të Ujit për këtë vit është monitorimi i performancës së shoqërive në terren. Së pari, për t’u siguruar që të dhënat e raportuara pranë ERRU-së janë të sakta dhe së dyti, për të asistuar punonjësit në plotësimin e Formularit të Databazës. Këto ishin arsyet që një […]

Metodologjia e re e tarifave, ERRU seminar në Vlorë

Enti Rregullator i Ujit përmbylli javën e kaluar ciklin e seminareve të prezantimit të Metodologjisë së re të Tarifave për të 58 shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve në vend. Pas Tiranës, Korçës e Lezhës, kryetari i ERRU, z.Ndriçim Shani, i shoqëruar nga stafi i Sektorit Ekonomik dhe të Tarifave ishin në Vlorë për të prezantuar dhe […]

ERRU mbledh Rregullatorët Ekonomikë në Ballkanin Perëndimor, firmosin Memorandum Bashkëpunimi

Katër Rregullatorë Ekonomikë të sektorit të ujërave në Ballkanin Perëndimor nënshkruan  në 18 maj Memorandumin e parë të Bashkëpunimit, përmes të cilit adresohen sfidat e përbashkëta në fushën e ujësjellës kanalizimeve, avancimin në përafrimin e legjislacionit të BE-së për ujërat dhe vendosjen e themeleve për një program bashkëpunimi rajonal. Në një ceremoni të organizuar nga […]

ERRU në UK Vau i Dejës për saktësinë e të dhënave

Besueshmëria dhe saktësia e të dhënave tekniko-ekonomike që raportojnë shoqëritë UK është ende një sfidë për Entin Rregullator të Ujit(ERRU), pasi jo rrallë konstatohet që ato nuk përputhen me ato reale, gjë e cila mund të çojë drejt konkluzioneve të gabuara gjatë analizës dhe vlerësimit të performancës që u bëhet shoqërive. Një prej tyre është […]

Kryetari i ERRU në Asamblenë e 24 të WAREG

Shoqata Europiane e Rregullatorëve të Ujit (WAREG) zhvilloi javën e kaluar punimet e Asamblesë e Përgjithshme, në të cilën morën pjesë kryetari i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) njëherësh zv.president i WAREG, z.Ndriçim Shani si dhe komisionerja znj.Fatime Imeraj. Seminari dy ditor nisi me mbledhjen e Bordit e më pas atë të Asamblesë së Përgjithshme […]

Plotësimi i Formularit të Databazës, ERRU në UK Maliq

Ashtu si vitet e kaluara, edhe përgjatë 2022, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) i kushton vëmendje monitorimit dhe vlerësimit të performancës së operatorëve të shërbimit UK, veçanërisht saktësisë së të dhënave që ato raportojnë. Për t’u siguruar për këtë të fundit, një grup pune nga ERRU ka ndërmarrë vizita në disa prej tyre. UK Ersekë […]

Enti Rregullator i Ujit vizitë monitorimi në UK Tropojë

Ndërrimi i pothuajse gjithë stafit të Ujësjellës Kanalizime Tropojë ka bërë që Enti Rregullator i Ujit (ERRU) të udhëtojë deri atje për të asistuar stafin e ri në plotësimin e Formularit të Databazës si dhe për të verifikuar të dhënat e raportuara nga shoqëria deri më tani. Një grup pune nga sektorët tekniko-ekonomik në ERRU […]