Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në kuadër të bashkëpunimit me Autoritetin Rregullator të Ujit të Kosovës (ARRU) zhvilloi takimin e radhës për të diskutuar qasjet e dy rregullatorëve mbi Metodologjinë e Tarifave, Monitorimin e Performancës së Shoqërive UK dhe të Trajtimit të Ankesave të Konsumatorëve. Në fjalën hapëse, kryetari i ERRU-së, Z. Ndriçim Shani dhe […]
Enti Rregullator i Ujit priti sot në një takim përfaqësues nga Banka Botërore dhe Konsulentët e huaj, të kontraktuar për të mbështetur me asistencë zbatimin e 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝑲𝒐𝒎𝒃𝒆̈𝒕𝒂𝒓 𝒕𝒆̈ 𝑴𝒐𝒅𝒆𝒓𝒏𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑺𝒆𝒌𝒕𝒐𝒓𝒊𝒕 𝒕𝒆̈ 𝑭𝒖𝒓𝒏𝒊𝒛𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒎𝒆 𝑼𝒋𝒆̈ 𝒅𝒉𝒆 𝑲𝒂𝒏𝒂𝒍𝒊𝒛𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒏𝒆̈ 𝑺𝒉𝒒𝒊𝒑𝒆̈𝒓𝒊. Kryetari i ERRU, Z. Ndriçim Shani diskutoi me shefin e ekipit, Z. Sadok Hidri Hellman […]
Në përmbushje të detyrimit ligjor dhe rezolutës me rekomandimet e Kuvendit të Shqipërisë, Enti Rregullator i Ujit prezantoi në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Raportin Vjetor të aktivitetit të tij për vitin 2023, si dhe mbi performancën dhe zhvillimet kryesore në sektorin ujësjellës kanalizime. Në fjalën e mbajtur përpara deputetëve të komisionit, kryetari i […]
Enti Rregullator i Ujit u bë pjesë e Konferencës së parë Kombëtare për ujërat të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë me temë: “Gjeoinxhinieria e Ujërave Sipërfaqësore dhe Nëntokësore në Republikën e Shqipërisë – Alternativat për ruajtjen dhe miradministrimin e tyre”. Kryetari i Entit Rregullator të Ujit, Z. Ndriçim Shani moderoi sesionin e dytë […]
Rregullatorët ekonomikë të ujit në Ballkanin Perëndimor, kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u mblodhën sot në Bruksel në një takim duke përmbyllur ciklin e seminareve të projektit për ngritjen e kapaciteteve të stafeve rregullatore, të cilat vijnë në mbështetje të procesit të integrimit evropian.Seminari u […]
Dixhitalizimi si koncept përfaqëson adaptimet përkatëse të realizuara për të operuar një sistem ose proces me anë të përdorimit të kompjuterit dhe internetit. Në një shoqëri UK, transformimi dixhital përfshin zbatimin e instrumenteve praktike, software, hardware që mundësojnë rritjen e eficencës në menaxhimin të operimit teknik në sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve të […]
Një ekip nga Enti Rregullator i Ujit, përfaqësuar nga kreu i ERRU, Z. Ndriçim Shani morën pjesë sot në Forumin Evropian mbi Rregullimin e Shërbimeve të Ujit “Një rregullim më i mirë për neutralizimin e ndryshimeve klimatike”, nën organizimin e Shoqatës së Rregullatorëve Evropianë (#WAREG). Në fjalën hyrëse, Presidenti i WAREG, Z. Andrea Guerrini nënvizoi […]
Shoqata e Rregullatorëve Evropiane të Ujit (WAREG) zhvilloi sot në Bruksel Asamblenë e 30-të, të fundit për këtë vit, me pjesëmarrjen e një përfaqësie të lartë nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), kryesuar nga kryetari z. Ndriçim Shani. Sfidat e rregullimit të sektorit të ujit në rajonin e Brukselit, vendit pritës të takimit, u shqyrtuan […]
Një grup nga Enti Rregullator i Ujit, përfaqësuar nga Anëtari i Komisionit Kombëtar Rregullator Z. Genci Gjeci mori pjesë në takimin e 21-të të Rrjetit të Rregullatorëve Ekonomikë (NER) të OECD, Paris.Në çështjen e parë për diskutim, “Qeverisja e rregullatorëve” u prezantuan rezultatet paraprake të Treguesve të GSR 2023 (Governance of Sector Regulation) që lidhen […]
Dita e dytë e seminarit të TAIEX vijoi sot me një vizitë studimore në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Bovillë, Tiranë. Vizita nisi pranë zyrave kryesore, për të vijuar më pas në dy laboratorët, atë kimik dhe biologjik të impiantit që menaxhohet nga shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë. Ekspertë të ujit në vend #Shqipëri, # […]