Dita botërore e ujit, “Bëj ndryshimin që dëshiron të shohësh në botë”
Çdo 22 mars shënjon Ditën Botërore të Ujit ku kërkohet intensifikimi i aksioneve dhe kontributeve nga secili prej nesh, çdo institucion a konsumator, për përballimin dhe zgjidhjen e krizës aktuale e të pritshme në fushën e ujit.
Për këtë qëllim është lançuar fushata #bethechange ku secili kërkohet të bëjë pjesën që i takon për të bërë ndryshimin. Kjo inkurajon ndërmarrjen e veprimeve të vogla në përditshmëri duke ndryshuar mënyrën se si e përdorim, konsumojmë a menaxhojmë ujin.
➡️ Kurse ujin
➡️ Konsumo produktet e sezonit
➡️ Mbro natyrën
➡️ Mos ndot
➡️ Rregulloni tubacionet e ujit
➡️ Aktivizohuni në pastrimin e lumenjve, liqeneve etj
Bëj pjesën tënde! Bëj atë që mundesh!