
Znj. Gerta Lubonja
Chairman of the National Regulatory Commission
Znj. Lubonja, aktualisht Kryetare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri ka mbi 20 vjet përvojë në fushën inxhinierike, menaxhimin e ujërave dhe hartimin e politikave publike në këtë fushë. E diplomuar për Inxhinieri Hidroteknike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ajo ka ndjekur specializime të avancuara në Japoni, Austri dhe Turqi, duke thelluar ekspertizën e saj jo vetëm në menaxhimin e ujërave, por edhe në fusha të tjera të lidhura me infrastrukturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Gjatë periudhës 2004–2014, ka qenë e angazhuar në sektorin privat, duke marrë pjesë në hartimin e një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore. Në vitin 2011 u zgjodh anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku për një mandat 4-vjeçar drejtoi Komisionin e Rregullimit të Territorit, duke kontribuar në zhvillimin urban dhe menaxhimin e qëndrueshëm dhe të integruar të kryeqytetit. Në vitet 2014–2024 ka qenë pjesë e administratës publike. Përgjatë viteve 2014-2018 ka punuar pranë Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, ku ka drejtuar fillimisht Drejtorinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe më pas në cilësinë e Sekretarit Kombëtar të Ujit. Nga viti 2017 deri në 2024 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Gjatë angazhimit të saj në këto dy institucione ka luajtur një rol kyç në hartimin e legjislacionit kombëtar për ujërat, përafrimin me “Aquis” të BE, si dhe në zbatimin e konventave dhe marrëveshjeve evropiane dhe ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe Znj. Lubonja ka shërbyer si Pikë Fokale për Shqipërinë në Konventën e Ujit pranë UNECE, duke përfaqësuar vendin në takimet e palëve dhe grupet e punës, si dhe duke ndihmuar në zbatimin e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Prej vitit 2019 ajo është Kryetare e palës shqiptare në Komisionin Shqiptaro-Malazez për Menaxhimin e Ujërave me Interes të Përbashkët, duke udhëhequr bashkëpunimin ndërkufitar në këtë fushë. Gjithashtu, ajo ka marrë pjesë dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në aktivitete, takime dhe komisione ndërkufitare. Përveç kontributit të saj institucional, Znj. Lubonja është autore e një sërë publikimesh dhe kumtesash shkencore, të prezantuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ndarë kështu përvojën dhe ekspertizën e saj në menaxhimin e ujërave dhe zhvillimin e politikave të qëndrueshme.
Z. Genci Gjeci
Member of the National Regulatory Commission


Znj. Evis Shurdha
Member of the National Regulatory Commission
Znj. Evis Shurdha është emëruar Anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri, në 14 prill 2021 dhe po ushtron aktualisht mandatin e saj të dytë në këtë pozicion. Ajo është diplomuar në Drejtësi dhe Shkenca Politike. Ka përfunduar studimet Master i Shkencave në të Drejtë Private, pranë Universitetit Europian të Tiranës si dhe Master Profesional në Qeverisje të Korporatave, në Fakultetin Ekonomik, të po këtij universiteti. Ka eksperiencë shumë vjeçare në sektorin privat dhe publik. Në sektorin publik ka mbajtur pozicione të rëndësishme si Drejtore e Departamentit të Administratës në Kryeministri dhe Kryetare e Komisionit të Prokurimit Publik. Ka kryer kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit në çështje të ndryshme të mirë administrimit të sektorit publik.
Namik Simixhiu
Member of the National Regulatory Commission


Znj. Ediola Braha
Member of the National Regulatory Commission
Ms. Ediola Braha has been appointed a Member of the National Regulatory Commission at the Water Regulatory Body in Albania, on November 16, 2022. She completed her higher studies in 2001 at the "Eqerem Çabej" University in Gjirokastër, the "English Language" branch and further for "Management" Business" at the Faculty of Business Administration, near Kristal University. Ms. Braha started her career in 2001 as an English language teacher at the general secondary school in Levan, Fier, while in January 2010 she was appointed deputy director at the Hospital Directorate "Pëparim Tepelena" in the city of Tepelena, taking two years later the management of this directorate, a task he will hold until 2018. In the meantime, he has also worked as an external lecturer at the Crystal University. Over the years, he has completed numerous trainings and qualifications in the social, managerial and policy-making aspects. Përgjatë 2015-2019, Znj. Braha ka qenë këshilltare në Këshillin Bashkiak, Tepelenë, ndërsa në 2019-2021 deputete në Parlamentin e Shqipërisë.
Vendimet e Këshillit të Ministrave për emërimin e anëtarëve të Komisionit mund t’i gjeni këtu.
- Vendim_Nr_726_datë_16.11.2022 “Për Emërimin në Detyrë të një Anëtari të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura”
- Vendim Nr. 485, datë 21.07.2022 “Për Emërimin në Detyrë të një Anëtari të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura”
- Vendim Nr. 336, datë 26.05.2022 “Për Emërimin në Detyrë të një Anëtari të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura”
- Vendim Nr. 226, datë 14.04.2021 “Për Emërimin në Detyrë të një Anëtari të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura”