ERRU në IFAT Munich 2026, “Zgjidhje për ujin, riciklimin dhe ekonominë qarkulluese”

Një përfaqësi nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ishte pjesë e panairit botëror IFAT në Mynih, Gjermani – ngjarja kryesore globale për teknologjitë e ujit dhe mjedisit! 🌍

Për katër ditë, nga data 4 – 7 Maj delegacioni shqiptar u përfshi në një rrjet të gjerë bashkëpunimi dhe shkëmbimi profesional ku u diskutuan sfidat dhe zgjidhjet më të avancuara:

𝐓𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 të pompimit dhe trajtimit të ujit (si ato të “Officine di Trevi”).

𝐄𝐟𝐢𝐜̧𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐞𝐭𝐢𝐤𝐞  dhe menaxhimi i zgjuar i burimeve ujore.

𝐒𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐬𝐞̈ 𝐜𝐢𝐤𝐥𝐢𝐤𝐞  për një mjedis më të pastër.

Sjellim eksperiencën më të mirë botërore për një menaxhim më efikas të ujit në vendin tonë! 💧 🇦🇱🤝🚀

#IFATMunich #ERRU #WaterManagement #Albania #Inovacion #UjiDheMjedisi #Mynih2026 #Sustainability