Asambleja e 30-të e Shoqatës Evropiane të Rregullatorëve të Ujit

Shoqata e Rregullatorëve Evropiane të Ujit (WAREG) zhvilloi sot në Bruksel Asamblenë e 30-të, të fundit për këtë vit, me pjesëmarrjen e një përfaqësie të lartë nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), kryesuar nga kryetari z. Ndriçim Shani.

Sfidat e rregullimit të sektorit të ujit në rajonin e Brukselit, vendit pritës të takimit, u shqyrtuan në fillim të Asamblesë, për të vijuar më tej me një prezantim të arritjeve 📈 të aktiviteteve gjatë vitit 2023, si dhe projektet e planifikuara nga WAREG për vitin e ardhshëm.
Diskutimet u ndalën edhe në Forumin e 3-të Evropian për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit që do të zhvillohet nesër.

Më specifikisht në:
👉 Impaktin Ekonomik të Direktivës Evropiane për Trajtimin e Ujërave të Ndotura;
👉 Praktikat e Neutralizimit të kostove të Energjisë në Evropë
👉Cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve të ujërave

“Axhenda e Gjelbër”, pjesë e axhendes se të Rrjetit të Rregullatore e Ekonomikë (NER) të OECD si kontribues në ruajtjen e mjedisit.
Gjatë Asamblesë u shqyrtuan dhe aprovuan kërkesat e Çekisë 🇨🇿dhe Greqisë 🇬🇷të cilat kanë shprehur interesin për t’u bërë pjesë e #WAREG, e para si anëtare dhe e dyta si vëzhguese e shoqatës.