Asambleja e 25-të e Shoqatës Evropiane të Rregullatorëve të Ujit (WAREG)

Memorandumi për Bashkëpunim, i nënshkruar në 18 maj midis katër rregullatorëve ekonomikë të ujit në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni e ka çuar në një tjetër nivel marrëdhënien midis rregullatorëve të sektorit të ujit në rajon.
Të mbledhur në Torino të Italisë për Asamblenë e 25 të Shoqatës Evropiane të Rregullatorëve të Ujit (WAREG), kryetarët e katër rregullatorëve në Ballkanin Perëndimor organizuan dje një takim për të diskutuar pikat e mëtejshme të bashkëpunimit si dhe rolin e WAREG në promovimin e integrimit rajonal dhe mbështetës në përafrimin drejt EU ‘Acquis’ të vendeve kandidate dhe ato vende me potenciale për të qenë vende kandidate drejt Bashkimit Europian.
Katër muaj më parë, rregullatorët ekonomikë në fushën e ujit në Ballkanin Perëndimor, në prezencën e WAREG, u bënë bashkë në një ceremoni të organizuar nga Enti Rregullator i Ujit për të firmosur një memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e marrëdhënieve afatgjata në shkëmbimin e përvojave, analizën dhe krahasimin e performancës në shërbimet e ujit, e gjithashtu për të punuar në drejtim të përafrimit me legjislacionin e BE për ujërat.