ERRU në Kongresin Botëror të Ujit, Danimarkë

Ka startuar punimet Kongresi Botëror i Ujit, i organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Ujit (IWA) në kryeqytetin e Danimarkes, Copenhagen, i cili do të shoqërohet në të gjitha ditët nga një ekspozitë e dedikuar inovacioneve në fushën e ujit. Ditën e sotme u organizua një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të rregullatorëve ekonomikë të ujit nga vende të ndryshme, midis të cilëve edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet në këtë kongres nga Kryetari i Entit Rregullator të Ujit, Z. Ndriçim Shani dhe Znj. Fatime Imeraj, Sekretar i Përgjithshëm.
Gjatë fjalës së tij në panel, Z.Shani theksoi veçoritë e angazhmit dhe të sfidës për mbulimin me shërbimet e kanalizimeve në vendin tonë, si dhe rolin mjaft të rëndësishëm të rregullatorit për përballimin e këtyre sfidave dhe të përmirësimit të cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorëve.
Takimi i nivelit të lartë ishte një bisedë interaktive e zhvilluar me dyer të mbyllura dhe me fokus në përforcimin e shërbimit të kanalizimeve, si një element i integruar i ujit urban.
Punimet e Kongresit dhe Ekspozitës vjetore të IWA do të zgjasin pesë ditë, duke u përmbyllur me Forumin e shtatë në datat 14-15 shtator. Diskutimet do të përqendrohen në rregullimin e sektorit UK në një kohë pasigurie natyrore, sociale dhe ekonomike në rritje.