Plotësimi i Formularit të Databazës, ERRU në UK Maliq

Ashtu si vitet e kaluara, edhe përgjatë 2022, Enti Rregullator i Ujit (ERRU) i kushton vëmendje monitorimit dhe vlerësimit të performancës së operatorëve të shërbimit UK, veçanërisht saktësisë së të dhënave që ato raportojnë. Për t’u siguruar për këtë të fundit, një grup pune nga ERRU ka ndërmarrë vizita në disa prej tyre. UK Ersekë e UK Bilisht ishin shoqëritë e radhës që u inspektuan si dhe u ndihmuan në plotësimin e Formularit të Databazës, mbi bazën e të cilit do të hartohet Raporti i Performancës. Vizitat monitoruese të ERRU do të vijojnë në të tjera ndërmarrje ujësjellës kanalizime. Në secilën, grupi i punës vendos objektiva ambiciozë dhe lë detyra për t’u përmbushur, si në drejtim të përmirësimit të treguesve të performancës, ashtu edhe në cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorëve.