Enti Rregullator i Ujit vizitë monitorimi në UK Tropojë

Ndërrimi i pothuajse gjithë stafit të Ujësjellës Kanalizime Tropojë ka bërë që Enti Rregullator i Ujit (ERRU) të udhëtojë deri atje për të asistuar stafin e ri në plotësimin e Formularit të Databazës si dhe për të verifikuar të dhënat e raportuara nga shoqëria deri më tani. Një grup pune nga sektorët tekniko-ekonomik në ERRU zhvilluan një takim me stafin e UK Tropojë, ku veç të tjerash u bisedua edhe për treguesit e performancës, të cilat kanë një tendencë në rritje të lehtë në disa prej tyre, krahasuar me vitin paraardhës. Inspektimet e ERRU në terren mundësojnë një vlerësim sa më korrekt të performancës së shoqërive UK dhe vendosjen e objektivave të arritshme shoqëruar me plane konkrete veprimi për arritjen e tyre