ERRU vizitë dy ditore në UK Libohovë e Finiq

Vijon puna në terren e Entit Rregullator i Ujit (ERRU) për monitorimin e shoqërive të ujësjellësve me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe saktësisë së të dhënave të raportuara pranë saj. Një ekip pune i kryesuar nga komisioneret, znj.Fatime Imeraj dhe znj.Silvana Simaku përfunduan sot vizitën 2-ditore në shoqëritë UK Libohovë e UK Finiq. Takimet me stafet drejtuese në të dy bashkitë dhe shoqërive përkatëse të ujësjellësve u zhvilluan në kuadër të nevojës për të verifikuar nga afër shifrat e raportuara pranë ERRU-se. Specialistët tekniko-ekonomikë të ERRU-së asistuan stafet e UK-ve në plotësimin e formularit të databazës, me qëllim shmangien pasaktësive në raportimet e radhës. Monitorimi i ujësjellësve është pjese e programit vjetor të punës së ERRU, i cila do të vazhdojë në te gjitha shoqëritë UK që shfaqin problematika edhe nevojë për t’u asistuar. Në ditët në vijim, vijon programi në të tjera qytete, të cilat janë parashikuar për t’u inspektuar dhe monitoruar nga ERRU

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *