Metodologjia e re nuk parajmëron rritjen e çmimit të ujit

Metodologjia e re nuk paralajmëron rritjen e çmimit të ujit!Në lidhje me artikullin e botuar dje më datë 27.01.2022 në Revistën Monitor me titull “Tarifat e reja të ujit, ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohet rritje e çmimit”, sqarojmë:Artikulli i është referuar parathënies së metodologjisë, në të cilën shpjegohen arsyet e rishikimit të metodologjisë ekzistuese të vendosjes së tarifave të shërbimeve UK në përgjigje të situatës aktuale të sektorit ujësjellës kanalizime në Shqipëri, si dhe të kërkesave bashkëkohore ndaj këtij instrumenti rregullator. Në të përshkruhet se ku konsistojnë arsyet e rishikimit të metodologjisë aktuale në atë të rishikuar. Në këtë kuptim, autori i është përmbajtur korrekt parathënies. Problemi qëndron në titullin e vendosur në këtë artikull, i cili ka krijuar mjaft konfuzion dhe reaksion në disa media audio vizive dhe të shkruar. Titulli nuk i korrespondon brendisë (përmbajtjes) së artikullit, sepse nëse lexohet me kujdes, metodologjia, nuk ka të bëjë aspak me një rritje të pritshme të çmimit të ujit. Theksojmë faktin se, në zbatim të Metodologjisë se vendosjes së tarifave, ERRU shqyrton propozimet e shoqërive ujësjellës kanalizime për çmime (tarifa) të reja për konsumatorët. ERRU analizon këto propozime bazuar në kritere të sakta. Së pari, që kostot e shërbimeve që paraqet shoqëria duhet të jenë të justifikuara, dhe së dyti tarifat duhet të jenë të përballueshme nga konsumatorët. ERRU nuk detyron shoqëritë UK të paraqesin propozime për çmime të reja për shërbimet UK, dhe pasi analizon propozimet për tarifa të reja nga shoqëritë UK nuk miraton tarifa më të larta se ato që këto të fundit kërkojnë. Është në vullnetin e shoqërisë, (dhe jo të ERRU-së) që në konsultim me Këshillin Administrativ dhe bashkinë përkatëse të vendosin nëse i duhen propozuar ose jo ERRU-së për miratim tarifa të reja për konsumatorët.Sqarojmë gjithashtu se Metodologjia e re, subjekt i artikullit të mësipërm përfaqëson një përmirësim të instrumentit rregullator që përdor ERRU për vlerësimin e propozimeve për tarifa të reja me synimin për të qenë sa më objektiv dhe të saktë në këtë vlerësim, si edhe që t’i përgjigjet kërkesave bashkëkohore profesionale në përmbushje të misionit të saj për përmirësimin e performancës së sektorit UK, rritjes së cilësisë së shërbimeve, dhe në mbrojtje të interesave të konsumatorëve.

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *