Performanca e UK Roskovec, kreu i ERRU. Z.Shani takim me Kryetaren e Bashkisë

Një ekip pune i udhëhequr nga kreu i ERRU, z.Ndriçim Shani u takua me Kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, zj. Majlinda Bufi dhe drejtorin e UK, z. Isa Hoxha.
ERRU vë në dukje se kjo shoqëri ka përmirësuar dukshëm performancën e saj financiare, duke mbuluar tërësisht kostot e operim-mirëmbajtjes së aktivitetit. Gjatë analizimit të indikatorëve kryesorë të performancës, u diskutua për rrugët drejt përmirësimit të mëtejshëm të tyre, me synim mbulimin edhe të kostove kapitale në të ardhmen si dhe rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Rezultatet e performacës për vitin 2021 pritet të jenë akoma më të larta, si shprehje e realizimit të objektivave mjaft ambicioze që synohen në vazhdimësi nga kjo bashki dhe shoqëria UK Roskovec.

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *