Njoftim për Këshillim Publik
Këshillim Publik mbi Draft Rregulloren për procedurat e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes (ZAM) midis konsumatorit dhe operatorit ujësjellës kanalizime nga struktura zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes .

Enti Rregullator i Ujit mbështetur në nenin 13, pika (1) i) të nenit 14, nenit 28, nenit 29 të ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të sektorit me ujë dhe të largimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura” i ndryshuar, në nenin 52/2, të ligjit Nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” i ndryshuar, ka hartuar Draft rregulloren për procedurat e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes (ZAM) midis konsumatorit dhe operatorit ujësjellës kanalizime nga struktura zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes.

Draft Rregullore “Për procedurat e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes midis konsumatorit dhe operatorit ujësjellës kanalizime nga struktura zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes”

Relacion mbi projektaktin normativ administrativ: Rregullore “Për procedurat e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes midis konsumatorit dhe operatorit ujësjellës kanalizime nga struktura zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes”dokument për këshillim publik”

Ftojmë të gjitha palët e interesuara të shprehin komentet/mendimet e tyre me shkrim brenda datës 03.12.2021 dhe t’i dërgojnë me e mail në adresën public@erru.al ose në adresën zyrtare të ERRU-së

Water Regulatory Authority
Rr: “Viktor Eftimiu”,
Ish Godina e KESH nr. 1, Kati IV,
Tiranë, Shqipëri