Znj Fatime Imeraj është emëruar në pozicionin Sekretar i Përgjithshëm pranë Entit Rregullator të Ujit në datë 05 Korrik 2022 pas një përvoje 8 (tetë) vjeçare si Anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator pranë ERRU.
Ajo është diplomuar në Universitetin e Prishtinës (SHLT, Mitrovicë ) Dega Ing. Mekanike. Znj. Imeraj është e diplomuar në Shkencat Juridike pranë Universitetit Ndërkombëtar në Strugë-Maqedoni. Ajo ka përfunduar studimet Master në Shkenca Politike dhe Administrative me profil Administratë Publike dhe aktualisht mban titullin Master i Shkencave në Shkenca Politike pranë ShLP Mesdhetar e Shqipërisë. Znj. Imeraj ka mbi 20 vjet përvoje pune si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ka kryer kualifikime të shumta brenda e jashtë vendit për çështje të ndryshme të sektorit publik. Ka punuar në projekte të ndryshme me donatorë të huaj si Banka Botërore, UNEP etj.