Znj. Evis Shurdha është emëruar Anëtare e Komisionit Kombëtar Rregullator të Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri në 14 prill 2021. Ajo është diplomuar në Drejtësi dhe Shkenca Politike. Ka përfunduar studimet Master i Shkencave në të Drejtë Private, pranë Universitetit Europian të Tiranës si dhe Master Profesional në Qeverisje të Korporatave, në Fakultetin Ekonomik, të po këtij universiteti. Ka eksperiencë shumë vjeçare në sektorin privat dhe publik. Në sektorin publik ka mbajtur pozicione të rëndësishme si Drejtore e Departamentit të Administratës në Kryeministri dhe Kryetare e Komisionit të Prokurimit Publik. Ka kryer kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit në çështje të ndryshme të mirë administrimit të sektorit publik.