Znj. Ediola Braha është emëruar Anëtar i Komisionit Kombëtar Rregullator pranë Entit Rregullator të Ujit në Shqipëri, në 16 Nëntor 2022. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2001 pranë Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, dega “Gjuhë angleze” e më tej për “Menaxhim Biznesi” në Fakultetin Administrim Biznesi, pranë Universitetit Kristal. Znj. Braha e ka nisur karrierën e saj në vitin 2001 si mësues e gjuhës angleze në shkollën e mesme të përgjithshme në Levan të Fierit, ndërsa në janar të vitit 2010 emërohet zëvendës drejtoreshë në Drejtorinë Spitalore “Përparim Tepelena” në qytetin e Tepelenës, duke marrë dy vite më vonë drejtimin e kësaj drejtorie, detyrë që do ta mbajë deri në vitin 2018. Ndërkohë, ka punuar edhe si pedagoge e jashtme në Universitetin Kristal. Ndër vite, ka kryer trajnime e kualifikime të shumta në aspektin social, menaxherial dhe politikëbërës. Përgjatë 2015-2019, Znj. Braha ka qenë këshilltare në Këshillin Bashkiak, Tepelenë, ndërsa në 2019-2021 deputete në Parlamentin e Shqipërisë.