ERRU prezanton ekspertizën rregullatore në Konferencën Ballkanike të Ujit
Prishtina mirëpriti 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝟏𝟒-𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐭 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐞, organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB në datat 3–5 nëntor, me temën “𝑈𝑗𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑀𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖 𝑡𝑒̈ 𝐵𝑎𝑟𝑎𝑏𝑎𝑟𝑡𝑎”.
Në këtë platformë të rëndësishme rajonale, ERRU u përfaqësua nga një delegacion i kryesuar nga kryetarja, 𝑧𝑛𝑗. 𝐆𝐞𝐫𝐭𝐚 𝐋𝐮𝐛𝐨𝐧𝐣𝐚, e cila kontribuoi në diskutimet mbi zgjerimin e shërbimeve të sanitetit dhe garantimin e qëndrueshmërisë së tyre.
Përfaqësuesit e ERRU-së kontribuuan gjithashtu në sesionet plenare dhe teknike, duke ndarë ekspertizën e institucionit mbi çështje me rëndësi për sektorin.
𝐌𝐚𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐧𝐜𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐈𝐧𝐝𝐞𝐤𝐬𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭 𝐢 𝐏𝐞𝐫𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐧𝐜𝐞̈𝐬, trajtuar nga Znj. 𝐌𝐚𝐥𝐯𝐢𝐧𝐚 𝐙𝐚𝐣𝐚, si instrumente për monitorimin dhe vlerësimin e operatorëve, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.
𝐊𝐮𝐚𝐝𝐫𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐨𝐧𝐢𝐭𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢, si elemente thelbësore për rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë në sektorin e ujit.
𝐌𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐭𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚𝐯𝐞, në sesionin e moderuar nga Znj. 𝐄𝐥𝐨𝐧𝐚 𝐊𝐮𝐜̧𝐢, ku Znj. 𝐍𝐞𝐯𝐢𝐥𝐚 𝐒𝐚𝐥𝐢𝐮 prezantoi rolin e tarifave në balancimin e mbulimit të kostove me përballueshmërinë e shërbimeve për konsumatorët.
𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐫𝐢𝐧𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐮𝐣𝐢𝐭, me kontributin e Znj. 𝐉𝐮𝐥𝐢𝐚𝐧𝐚 𝐁𝐚𝐥𝐥𝐨 si bashkëmoderatore e panelit kushtuar profesionistëve të rinj të sektorit.
𝐒𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐚 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐞𝐟𝐞𝐤𝐭𝐢𝐯, 𝐩𝐞𝐫𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞̈𝐫𝐢 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞.