Projektrezoluta për vitin 2025, ERRU raporton në Komisionin Parlamentar

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale miratoi në parim projektrezolutën “𝑃𝑒̈𝑟 𝑣𝑙𝑒𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑣𝑒𝑝𝑟𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑠𝑒̈ 𝐸𝑛𝑡𝑖𝑡 𝑅𝑟𝑒𝑔𝑢𝑙𝑙𝑎𝑡𝑜𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑈𝑗𝑖𝑡 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑖𝑡𝑖𝑛 2025”.

Gjatë raportimit, Kryetarja e ERRU, znj. Gerta Lubonja nënvizoi se rekomandimet e Kuvendit kanë orientuar veprimtarinë e ERRU-së gjatë gjithë vitit, janë reflektuar në veprime konkrete dhe kanë shërbyer si udhërrëfyes për forcimin e kuadrit rregullator, ndërsa një pjesë e tyre kërkojnë bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët të institucioneve përgjegjëse të sektorit.

🔹Gjatë vitit 2025 ERRU:

  • forcoi bashkëpunimin me institucionet e sektorit;
  • mbështeti hartimin e Modelit të Planit 5-vjeçare të Biznesit dhe përmirësimin e monitorimit të performancës;
  • forcoi mbrojtjen e konsumatorëve përmes trajtimit të ankesave dhe rritjes së transparencës;
  • vijoi masat për reduktimin e humbjeve të ujit dhe rritjen e nivelit të matjes;
  • promovoi eficiencën energjetike dhe teknologjitë moderne;
  • kontribuoi në procesin e integrimit evropian dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, ERRU vlerësoi projektrezolutën për vitin 2025 duke paraqitur propozime dhe riformulime për rekomandime më të qarta, më të zbatueshme dhe të harmonizuara me kompetencat e institucioneve përgjegjëse.