ERRU thellon partneritetin me homologun hungarez (MEKH), fokus standardet evropiane të ujit

Në kuadër të marrëveshjes me 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐇𝐮𝐧𝐠𝐚𝐫𝐞𝐳 𝐩𝐞̈𝐫 𝐄𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 (𝐌𝐄𝐊𝐇) dhe vijimësisë së takimeve të përbashkëta, Enti Rregullator i Ujit (ERRU), së bashku me një përfaqësi nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilloi më 17–18 qershor një seri takimesh me përfaqësues të 𝐌𝐄𝐊𝐇.

🤝 Në qendër të këtyre takimeve ishte thellimi i bashkëpunimit rregullator dhe shkëmbimi i eksperiencave më të mira në sektorin e ujit.

Përfaqësues të dy institucioneve, Znj. Gerta Lubonja, kryetare e ERRU dhe Znj. Edit Juhasz Presidente e MEKH theksuan rëndësinë e partneritetit institucional dhe harmonizimit me standardet evropiane.

📊 Në fokus të diskutimeve:

  • Raporti vjetor i MEKH, me theks te roli institucional & qeverisja, rregullimi dhe monitorimi;
  • Procedurat për mbrojtjen konsumatorit dhe trajtimi i ankesave;
  • Informimi dhe edukimi i konsumatorëve.

🔎 Nga ana e ERRU u prezantuan praktikat shqiptare mbi:

  • Monitorimin e# performancës së shoqërive ujësjellës-kanalizime;
  • Procesin e #benchmarking;
  • Treguesit kyç të performancës (#KPI).

Ky bashkëpunim konsolidon më tej rolin e ERRU në rrjetin evropian të rregullatorëve dhe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. 🇪🇺💧