Sofje, Enti Rregullator i Ujit në “Danube Water Forum”
Për tre ditë, nga 20-22 Maj Danube Water Forum mblodhi institucionet kryesore të sektorit të ujit nga rajoni i Danubit dhe më gjerë, në një platformë të përbashkët diskutimi mbi sfidat dhe të ardhmen e qëndrueshmërisë së shërbimeve të ujit.
Nga menaxhimi i aseteve te reduktimi i humbjeve dhe zhvillimi i burimeve njerëzore — fokusi ishte te zgjidhjet konkrete për të ardhmen. Në panelin rajonal “𝑆𝑡𝑎𝑡𝑢𝑠 𝑞𝑢𝑜 𝑑ℎ𝑒 𝑟𝑟𝑢𝑔𝑎 𝑒 𝑟𝑎𝑗𝑜𝑛𝑖𝑡 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡 𝑞𝑒̈𝑛𝑑𝑟𝑢𝑒𝑠ℎ𝑚𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈”, Kryetarja e ERRU, znj. Gerta Lubonja, ndau përvojën institucionale sipas të cilës, qëndrueshmëria nuk lidhet vetëm me infrastrukturën, por edhe me:
✔️Qeverisjen
✔️Eficiencën operacionale
✔️Qëndrueshmërinë financiare
✔️ Planifikimin afatgjatë
E pyetur mbi përvojën shqiptare në procesin e afrimit me Bashkimin Europian, Kryetarja e ERRU theksoi se “𝑛𝑑𝑗𝑒𝑘𝑗𝑎 𝑒 𝑑𝑖𝑟𝑒𝑘𝑡𝑖𝑣𝑎𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝐵𝐸–𝑠𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑢𝑗𝑖𝑛 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈𝑗𝑒̈ 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑚𝑒 𝑚𝑖𝑟𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑒𝑣𝑒. 𝐴𝑗𝑜 𝑙𝑖𝑑ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑔𝑢𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒 𝑧𝑏𝑎𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒, 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑘𝑎𝑝𝑎𝑐𝑖𝑡𝑒𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑖𝑛𝑠𝑡𝑖𝑡𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑚𝑖𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑚𝑒̈𝑛𝑦𝑟𝑒̈𝑠 𝑠𝑒̈ 𝑓𝑢𝑛𝑘𝑠𝑖𝑜𝑛𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑚𝑎𝑟𝑟𝑗𝑒𝑣𝑒”. 💧📊 Znj.Lubonja nënvizoi se reforma e ujit ka krijuar një bazë më të fortë për rritjen e eficencës dhe përmbushjen e standardeve europiane.
🌍 ERRU pjesë aktive e dialogut rajonal për një sektor uji më të qëndrueshëm.