Rreziqet gjeologjike & gjeologjike, ERRU pjesë e diskutimit shkencor të Akademisë së Shkencave
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) mori pjesë në datën 7 Nëntor në Konferencën Kombëtare të organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, me temë “Rreziqet gjeologjike dhe hidrogjeologjike”.
Diskutimet u përqendruan në sfidat dhe mekanizmat për forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit të ujit përballë rreziqeve natyrore. ![]()
Në fjalën përshëndetëse, Kryetarja e ERRU-së, znj. Gerta Lubonja, theksoi rëndësinë e #bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkencor për përballimin e rreziqeve hidrogjeologjike dhe garantimin e funksionimit të sektorit të ujit. Kjo konferencë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt bashkërendimit të dijeve shkencore dhe #politikave rregullatore, me synim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe operacionale të sektorit. ![]()
ERRU u përfaqësua gjithashtu me një abstrakt shkencor të përgatitur nga znj. Gerta Lubonja, znj. Laureta Sinani dhe znj. Etleva Demiri, me temë:
“Rregullimi dhe qëndrueshmëria e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në kushtet e rreziqeve hidrogjeologjike”.
Punimi theksoi se analiza e treguesve të performancës së shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve është një instrument i rëndësishëm për vlerësimin dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit përballë hidrorreziqeve.
Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues nga fusha akademike, kërkues shkencorë, institucionet publike dhe ndërkombëtare, duke krijuar një platformë të vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe ideve mbi zhvillimin dhe mbrojtjen e sektorit të ujit në kushtet e rreziqeve natyrore.
#ERRU#AkademiaeShkencave#Hidrorreziqet#Qëndrueshmëri#Performanca#UjësjellësKanalizime#Ujë#Shkencë#Bashkëpunim#InstitucionePublike