Asambleja e Përgjithshme e WAREG, ERRU merr pjesë në mbledhjen e 35-të
U përmbyllën sot punimet dy ditore të Asamblesë së Përgjithshme të 35-të të WAREG (Shoqatës Evropiane të Rregullatorëve të Ujit) në Athinë, në të cilën mori pjesë edhe Enti Rregullator i Ujit si anëtare me të drejta të plota.
ERRU mori pjesë aktive në:
🌊 Diskutimet mbi qëndrueshmërinë e ujit gjatë ndërprerjeve të energjisë;
📈 Diskutime mbi tarifat, performancën dhe përmirësimin e shërbimeve;
♻️ Iniciativa për të vendosur më shumë përgjegjësi te ndotësit industrialë;
📅 Përgatitjet mbi eventet e ardhshme evropiane, si Forumi për Rregullimin e Ujit në Bruksel.
Si vendi pritës i Asamblesë, pjesë e axhendës ishte edhe përvoja e Greqisë në rregullimin e sektorit të ujit, me të cilin ERRU nënshkroi një ditë më parë Memorandum Mirëkuptimi.
📌 Enti Rregullator i Ujit i sheh këto takime si mundësi për të mësuar, për të ndarë përvoja dhe për të sjellë standarde më të larta në rregullimin e sektorit të ujit në Shqipëri.
#ERRU #WAREG35 #Uji #Bashkëpunim #ZgjidhjeEuropiane