ERRU merr pjesë në Takimin e 34 të Asamblesë së Përgjithshme të WAREG
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës Evropiane të Rregullatorëve të Ujit (WAREG), e cila u mbajt më 2-3 prill në Jūrmala, Letoni.
Me një ekip të përfaqësuar nga Znj. Gerta Lubonja, Kryetar i ERRU, mbledhja e 34 e Asamblesë së WAREG solli në tryezën e diskutimit tema kyçe mbi:
- Rregullimin e shërbimeve të ujit në Evropë;
- Rëndësinë e Treguesve të Përbashkët të Performancës për rregullatorët e ujit;
- Përditësimet mbi aktivitetet e organizatës, përfshirë qeverisjen e WAREG;
- Avancimin e politikave në menaxhimin e sektorit të ujit.
Pjesëmarrja aktive e ERRU në këtë asamble, të parën për këtë vit, konfirmon angazhimin e institucionit për të ndjekur dhe kontribuar në zhvillimet më të fundit në sektorin e rregullimit të ujit në nivel evropian si dhe për të përthithur eksperiencat më të mira.