“Siguria e Ujit”, ERRU në workshopin e Bankës Botërore
Enti Rregullator i Ujit u bë pjesë e workshopit me ekspertë, donatorë e përfaqësues nga institucionet qeveritare, të mbledhur dje nga Banka Botërore për hartimin e plan veprimeve konkrete për ta bërë ujin e Shqipërisë të sigurt.
Ky seminar është i dyti pas atij të zhvilluar në dhjetor 2022, i cili identifikoi sfidat, rrisqet dhe mundësitë, që do të shërbejnë si pikënisje për të diktuar veprimet prioritare drejt sigurisë ujore.
Qëllimi kryesor i projektit është identifikimi i zonave ku siguria e ujit përbën shqetësim, për të udhëhequr më tej investime si dhe iniciuar bisedime publike mbi adresimin e veprimeve të nevojshme për zgjidhjen e problematikave që lidhen me shërbimin e ujit.