Verifikimi i të dhënave, Enti Rregullator i Ujit monitorim në UK Kavajë

Enti Rregullator i Ujit nis ciklin e monitorimeve në terren për vitin 2022 nga Kavaja. Një ekip i ERRU zhvilloi sot një takim me drejtuesit tekniko-ekonomikë të UK Kavajë për të bërë një verifikim të të dhënave të raportuara nga shoqëria si edhe për të ofruar asistencë në plotësimin e formularit të databazës. Një problematikë kjo, e vënë re me ndërrimin e stafeve drejtuese që plotësojnë të dhënat e kërkuara nga ERRU. Verifikimi dhe saktësia e tyre është me rëndësi për institucionin për shkak se do të shërbejnë si bazë për hartimin e Raportit të Performancës së Sektorit UK për vitin 2021.

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *