Mbikëqyrja parlamentare

ERRU zhvilloi një takim pune me Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kuvendit të Shqipërisë. Në fokus ishte zbatimi i modelit të Planit të Biznesit për shoqëritë ujësjellës-kanalizime dhe sfidat e sektorit.

Kryetarja e ERRU-së, znj. Gerta Lubonja, prezantoi rolin e institucionit në garantimin e standardeve rregullatore, duke theksuar përgjegjësinë për mbrojtjen e interesit publik dhe orientimin e shoqërive UK drejt performancës së qëndrueshme dhe rezultateve të matshme.

Ndërsa Kryetarja e Komisionit, znj. Anila Denaj, përgëzoi Entin për punën e kryer dhe theksoi se modeli i Planit të Biznesit përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të sektorit.

Takimi theksoi rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit institucional në shërbim të qytetarëve.