Egjipt, ERRU në Konferencën e 6-të Vjetore mbi Financimin dhe Investimet në Ujë
Në Konferencën e 6-të Vjetore mbi Financimin dhe Investimet në Ujë, e organizuar nga Union për Mesdheun (UfM) dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Egjipt, ekspertë dhe institucione nga e gjithë bota u mblodhën për të diskutuar prioritetet globale në financimin e ujit dhe rolin e bankave 💧🌍
✅ Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ishte pjesë aktive e kësaj konference me prezantimin “Situata Aktuale dhe Sfidat në Sektorin e Ujit në Shqipëri” nga Znj. Adriana Dema, Specialiste e Sektorit Teknik & Licencave, duke e vendosur vendin në dialogun ndërkombëtar mbi investimet në ujë.
Konferenca përfshiu gjithashtu prezantime nga vende dhe iniciativa ndërkombëtare AIP Water Investment Summit dhe Blue Way Initiative, duke nxitur diskutime mbi projekte dhe aktivitete të ardhshme globale për financimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujit.
ERRU qëndron në pararojë të menaxhimit dhe rregullimit të ujit në Shqipëri, duke sjellë ekspertizë kombëtare në dialogun global për financimin e ujit.
#ERRU#WaterInvestment #GlobalWaterForum #UfM #WaterSecurity #SustainableWater #ERRU #WaterManagement #Shqiperi #BlueEconomy #WaterGovernance #InvestInWater #waterinnovation