Raporti Vjetor 2024, ERRU raporton në Komisionet Parlamentare

Kryetarja e Entit Rregullator të Ujit, Znj. Gerta Lubonja raportoi mbi veprimtarinë e ERRU gjatë vitit 2024 në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

📈 Raporti dëshmon një vit me rritje të ndjeshme të performancës dhe efikasitetit, me 17 shoqëri ujësjellës-kanalizimeve të licencuara dhe mbulim të kostove operacionale në nivelin 109.8%.

Reforma e rajonalizimit të sektori UK, në mbyllje të vitit të dytë të implementimit të saj, ka dhënë impakt pozitiv në drejtim të përmirësimit në përgjithësi të situatës financiare të sektorit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit të ofruar, krahasuar me vitin paraardhës 2023.

U ulën ndjeshëm humbjet e ujit 📉 u rrit furnizimi mesatar në 17.3 orë/ditë 🚰 ndërsa u instaluan mbi 33 mijë matësa të rinj për të rritur saktësinë e faturimit 🔖 dhe transparencën ndaj konsumatorëve.

Objektivat për vitin 2025 fokusohen në:

☑️ Finalizimin e tarifave për të gjitha shoqëritë rajonale;

☑️ Ngritjen e sistemit kombëtar të raportimit të të dhënave në kohë reale;

☑️ Miratimin e modelit të Plan Biznesit për Shoqëritë UK;

☑️ Forcimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe ndërgjegjësimit publik;

☑️ Përmbushjen e kërkesave të “Acquis Communautaire” të Shqipërisë me Direktivat Evropiane për ujërat.

Gjatë seancës, relatori i raportit, deputeti Klevis Jahaj dhe anëtarë të tjerë të Komisionit përgëzuan ERRU-në për punën e bërë dhe për qasjen profesionale në zbatimin e reformës së ujësjellës-kanalizimeve, duke theksuar rëndësinë e vijimit të monitorimit të cilësisë së ujit, uljes së humbjeve dhe rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve mbi përdorimin e ujit.

Në përfundim, komisionet miratuan Projektrezolutën 📄 për Vlerësimin e Veprimtarisë së ERRU-së, bazuar në raportimin e bërë dhe diskutimet e zhvilluara në sallë.

ERRU mbetet e përkushtuar ndaj shërbimeve të sigurta, të qëndrueshme dhe të përballueshme për qytetarët, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian 🇪🇺