ERRU në “Israel-Albania Watt & Water Energy Conference”
ERRU mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “𝐼𝑠𝑟𝑎𝑒𝑙–𝐴𝑙𝑏𝑎𝑛𝑖𝑎 𝑊𝑎𝑡𝑡 & 𝑊𝑎𝑡𝑒𝑟 𝐸𝑛𝑒𝑟𝑔𝑦 𝐶𝑜𝑛𝑓𝑒𝑟𝑒𝑛𝑐𝑒”, e mbajtur në Tiranë, ku u mblodhën institucione dhe përfaqësues të sektorëve të energjisë dhe ujit nga Shqipëria 🇦🇱 dhe Izraeli 🇮🇱.
Përmes pjesëmarrjes në sesione teknike dhe takime dypalëshe (B2B), ERRU kontribuoi në diskutimet mbi sfidat aktuale të sektorit dhe nevojën për shkëmbim përvojash e forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Qasja ndaj modeleve të suksesshme të menaxhimit të ujit dhe përmirësimit të praktikave rregullatore ishin në fokus të angazhimit tonë në këtë event.
Kjo përfshirje është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ERRU për të ndërtuar partneritete të dobishme dhe për të sjellë standarde më të larta në shërbim të sektorit të ujit në Shqipëri. 🌍💦
#ERRU#WattAndWater#IsraelAlbania#UjëIPastrë#Rregullim#Partneritet#ShkëmbimPërvojash #SektoriUjit#bashkëpunimndërkombëtar