TAIEX, seminar mbi saktësinë dhe besueshmërinë e të dhënave në sektorin e ujit
Një grup pune nga Enti Rregullator i Ujit mori pjesë në seminarin dyditor më 27-28 Maj, të organizuar nga Programi TAIEX* i BE, në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane të Rregullatorëve të Ujit (WAREG) dhe ERRU. Ky aktivitet mblodhi mbi 30 përfaqësues institucionalë dhe rregullatorë nga vendet e rajonit dhe më gjerë për të diskutuar praktikat e mbledhjes dhe verifikimit të të dhënave, me qëllim për të përcaktuar më tej Treguesit Kryesore të Performancës përmes të cilave do të monitorohet performanca e shërbimeve të ujit.
Gjatë punimeve të seminarit u trajtuan çështje thelbësore si:
✔️ rëndësia e të dhënave të sakta dhe të besueshme për vendimmarrje rregullatore;
✔️ metodologjitë për vlerësimin dhe verifikimin e të dhënave;
✔️ përdorimi i sistemeve të automatizuara për raportim dhe kontroll të brendshëm;
✔️ përcaktimi dhe zbatimi i treguesve kryesorë të performancës (KPI);
Gjatë seminarit u prezantua përvoja italiane në mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave, si dhe në zbatimin e sistemeve moderne të monitorimit dhe raportimit të performancës në sektorin e ujit.
Në ditën e dytë, pjesëmarrësit vizituan sistemin ujor “Peschiera Capore”, si model i mirë i menaxhimit të burimeve ujore dhe aplikimit të teknologjive moderne në mbikëqyrjen e tyre.
Pjesëmarrja në këtë seminar përbën një hap të rëndësishëm për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale të ERRU në funksion të rregullimit efikas dhe të bazuar në të dhëna cilësore në sektorin e ujit.
*Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian. TAIEX mbështet administratat publike në lidhje me përafrimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së, si dhe lehtësimin e shkëmbimit të praktikave më të mira të BE-së.
#ERRU #TAIEX #WAREG #RregullimiIUjit #SektoriUjit #BashkëpunimRajonal #TëDhënaCilësore