“Espid4Vjosa”, ERRU pjesë e konferencës përmbyllëse të projektit
Lumi Vjosë ndodhet në jug të Shqipërisë. I konsideruar si lumi i fundit “i egër” në Evropë, Vjosa përfaqëson një potencial të madh jo vetëm për vlerat natyrore, por dhe për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm nëpërmjet aktiviteteve eko-turistike. Në kuadër të konferencës përmbyllëse të projektit ESPID4Vjosa “Forcimi i ndërveprimit Shkencë-Pokitikëbërje për Vjosën”, Znj. Gerta Lubonja, Kryetar i Entit Rregullator të Ujit, moderoi panelin me temë: “Menaxhimi i integruar i ujërave: Zhvillimi i planeve të menaxhimit të ujërave duke përfshirë të gjithë aktorët, si qeverinë lokale, qendrore dhe bashkëpunimin ndërkufitar.”
🔹 Paneli solli në fokus nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndërkufitare në administrimin e burimeve ujore, duke nxitur dialogun mes institucioneve, komuniteteve dhe aktorëve ndërkombëtarë.
📌 Gjatë zbatimit të projektit #ESPID4Vjosa, nismë e financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe zbatuar nga EcoAlbania në partneritet me EuroNatur u punua për:
✔️Krijimin e mekanizmave të ndërveprimit dhe koordinimit për integrimin dhe bashkëpunimin e palëve të interesuara dhe rritjen e përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse;
✔️Intensifikimin e kërkimit shkencor mbi ekosistemin e pellgut të lumit Vjosë;
✔️Ndërtimin e partneritetit qytetar për të rritur kapacitetin lokal në menaxhimin e ujërave;
✔️Realizimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve efektive në kontekst ndërkufitar për pellgun e lumit Vjosë/ Aoós.
✔️Rritjen e rolit të Këshillit të Basenit të Lumenjve dhe Njësive Qëndrore Vendore në vendimmarrje duke rritur kapacitetet e tyre dhe duke ofruar prova të bazuara në shkencë për një vendimmarrje më të mirë;
🔑Konferenca përmbyllëse shërbeu si një platformë për të ndarë arritjet, për të nxitur bashkëpunime të reja dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm drejt një të ardhmeje të qëndrueshme të Vjosës dhe burimeve të saj ujore.
#ERRU #ESPID4Vjosa #MenaxhimIIntegruar #BashkëpunimNdërkufitar #Qëndrueshmëri