Bruksel, takim bilateral për Kapitullin 28 “Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik”
Grupi Ndërinstitucional i Punës për Integrimin Evropian (GNPIE) ku bëjnë pjesë edhe përfaqësues nga Enti Rregullator i Ujit zhvilluan sot në Bruksel takimin bilateral mbi kapitullin 28 “Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik”.
Delegacioni i ERRU, i përbërë nga Fatime Imeraj, Sekretar i Përgjithshëm dhe Fjola Beqiri, specialiste për Mbrojtjen e Konsumatorit prezantuan veprimtarinë e institucionit në drejtim të përmbushjes së detyrimit ligjor për krijimin e një strukture për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve midis konsumatorëve dhe operatorëve të shërbimit UK, e cila është ngritur që në nëntor të vitit 2021.
Roli i ri është pasuar nga një fushatë informimi dhe bashkëpunimi me shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve. Gjithashtu, në faqen zyrtare është vendosur një rubrikë e dedikuar konsumatorëve, në të cilën mund të gjejnë një informacion të përgjithshëm për Strukturën e Zgjidhjes Alternative të Mosmarrëveshjeve bashkë me rregullat dhe procedurën që duhet të ndjekin konsumatori dhe shoqëria UK si dhe një formular elektronik për depozitimin online të një ankese në rrugë elektronike.
Në tetor 2022, Enti Rregullator i Ujit ishte pjesë e delegacionit qeveritar negociues, duke u njohur me përditësimin e akteve ligjore në fuqi, me qëllim përafrimin me legjislacionin evropian